Sport

Christophe Galtier është tani trajneri i ri i Al Duhail në Katar…

Trajneri francez shkon në Katar pas periudhës te PSG

12 Tetor 2023, 15:35 Nga DOSJA
Christophe Galtier është tani trajneri i ri i Al Duhail në

KATAR - I pa punë që nga largimi i tij prej PSG në korrik, Christophe Galtier është trajneri i ri i Al Duhail, në Katar, njoftoi klubi këtë të enjte në mediat e tij sociale.

Trajneri francez pason argjentinasin Hernán Crespo, i cili u largua nga posti të mërkurën.

Al-Duhail, është një skuadër, e cila është gjithashtu në fazën e grupeve të Champions League të Azisë, ku së shpejti do të përballet me Al Nassr-in e Cristiano Ronaldos, teksa renditet i katërti në ligën e Katarit pas pesë xhirove, me 10 pikë.

Kjo është përvoja e parë e trajnerit Galtier jashtë Francës, ku ai luajti për Saint-Étiene, Lille, Nice dhe PSG për më shumë se 13 vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll