Sport

VD/ Paula Bandosa zbuloi, se Tsitsipas nuk është njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj

Partnerja spanjole e tenistit Stefanos Tsitsipas, ka preferuar motrën e saj të vogël, si njerun më të dashur të saj

12 Tetor 2023, 16:10 Nga DOSJA
VD/ Paula Bandosa zbuloi, se Tsitsipas nuk është njeriu më i

SPANJE - Motra e saj, Jana dhe jo Stefanos Tsitsipas, është personi më i rëndësishëm në jetën e Paula Bandosa-s.

Tenistja spanjole foli për kanalin WTA për jetën e saj dhe e pyetur për personin më të rëndësishëm në jetën e saj, nuk zgjodhi të dashurin Stefanos Tsitsipas, por motrën e saj të vogël, Jana.

“Motra ime e vogël është 15 vjeç. Ajo quhet Jana. Kemi 10 vjet diferencë, kështu që unë jam ndjerë gjithmonë sikur, sigurisht jam motra e saj më e madhe, por siç them unë, në të njëjtën kohë, gjithmonë kam ndjerë se duhet të isha një nënë e saj e dytë.

E mbroj aq shumë, sidomos roli që luaj me të tani është financiarisht, e ndihmoj. Ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të vinte në SHBA, të studionte, të mësonte anglisht. Pjekuria e saj po rritet kaq shpejt për shkak të saj, kështu që unë jam shumë krenar për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jesus De Paula (@jesusdepaula)

Ajo është personi më i rëndësishëm në jetën time. Kështu do ta bëja, ajo e di që unë do të bëja gjithçka për të dhe dua që ajo të ketë mundësinë të bëjë çfarë të dojë. Kam pasur mundësinë ta realizoj ëndrrën time, ndaj e dua që ajo t’i realizojë ëndërrat e saj”,- tha tenistja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paula Badosa (@paulabadosa)

Paula Bandosa ka nisur stërvitjet në Dubai dhe do të luajë me kombëtaren spanjole në Billie Jean King Cup. Nga ana tjetër, Stefanos Tsitsipas u eliminua herët në Shangai dhe po rikthehet në Evropë. Pak javë më parë u përfol për ndarjen e tyre, por ata e mohuan duke postuar një foto të tyre në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll