Sport

Zaniolo tregon për largimin e tij nga Roma prej derës së pasme: "Ishte një zhgënjim"...

Lojtari i Aston Villa flet për të kaluarën e tij në skuadrën italiane

12 Tetor 2023, 13:50 Nga DOSJA

ANGLI - Nicòlo Zaniolo, ish-futbollisti i Romës dhe lojtari aktual i Aston Villas, ka dhënë një intervistë për ‘La Repubblica’ në të cilën ai flet për largimin e tij nga skuadra italiane nga dera e pasme në shkurt të vitit 2023.

“Ndjej dashuri të madhe për tifozët, për shokët e skuadrës, për ekipin, për qytetin dhe për ata që më donin. Ajo që ndjeva kur u largova ishte një zhgënjim”,- tha lojtari.

Këto deklarata i referohen 'rastit' në të cilin futbollisti italian ishte përfshirë gjatë qëndrimit te Roma: ai bojkotoi ndeshjet dhe stërvitjet me ekipin, siç shpjegoi trajneri i tij José Mourinho. 

Nisur nga kjo situatë, më 29 janar, disa tifozë të Romës e ndoqën Nicolò Zaniolo-n në shtëpinë e tij dhe aty e shanë dhe e kërcënuan se do ta vrisnin, deri në atë masë saqë policia u detyrua të ndërhynte.

Zaniolo tregon për largimin e tij nga Roma prej derës së pasme:

“Kur ka probleme të tilla do të thotë se të gjithë kemi bërë pjesën tonë. Por nuk dua të flas për të kaluarën, tani jam në Premier League dhe po mendoj për të ardhmen”, përfundoi Zaniolo duke e minimizuar dhe mbyllur përfundimisht çështjen.

Performanca e Zaniolo-s te Roma është përmbledhur në mënyrë të përkryer nga gazetari i “Marca”-s, Irati Prat, si një udhëtim me slitë. Një paraqitje e hershme, e rrethuar nga shkëlqimi, që zgjoi entuziazmin e një vendi të tërë. 

Krahasime me Baggio-n, ëndrra të arta... dy dëmtime të kryqëzuara (një në çdo gju) dhe një karrierë në prag të ndërprerjes. Por ai u rikthye dhe shënoi golin që e bëri fituese të Conference League Romën në Tiranë. 

Sidoqoftë, sezoni i tij 2022/23 nënkuptonte edhe një herë një rënie: ardhja e Dybala e nxorri atë plotësisht jashtë vëmendjes dhe performanca e tij nuk ndihmoi. Pavarësisht besimit të Mourinhos, koka e tij ishte diku tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll