Sport

Futbollisti nga Etiopia, lë këpucët e futbollit dhe rrëmben armën në mbrojtje të Izraelit!

Ai u rrit në juniorët e Hapoel Hadere, ka dy shtetësi të Izraelit dhe Etiopisë dhe duke u regjistruar në ushtri vendosi të provojë dashurinë e tij për vendin ku po ndërton karrierën e tij.

9 Tetor 2023, 23:31 Nga DOSJA
Futbollisti nga Etiopia, lë këpucët e futbollit dhe rrëmben

IZRAEL - Kapiteni i ekipit të ligës së parë izraelite, FC Hapoel Hadera, Menashe Zalka, vendosi të lërë mënjanë këpucët e futbollit dhe t'i bashkohet ushtrisë së vendit ku luan.

Zalka është një vendas nga Etiopia dhe doli vullnetar për të ndihmuar Izraelin, vendin që e pranoi dhe u bë shtetas.

Ai u rrit në juniorët e Hapoel Hadere, ka dy shtetësi të Izraelit dhe Etiopisë dhe duke u regjistruar në ushtri vendosi të provojë dashurinë e tij për vendin ku po ndërton karrierën e tij.

Gjendja e luftës në Izrael është tema qendrore e të gjitha mediave botërore dhe mesazhe mbështetëse nga sportistë të famshëm vijnë nga e gjithë bota. Viktimat janë gjithnjë e më shumë, dhe Barak Bahar dhe Omri Glazer nga Crvena Zvezda dhe Bibars Natho nga Partizani dërguan mesazhe mbështetjeje për popullin e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll