Sport

E FUNDIT! Njoftim për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri - Çeki…

Këto bileta ishin mbajtur të rezervuara për tifozët çekë, sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion. Ata nuk i shfrytëzuan të gjitha biletat, ndaj ato tani do t'u jepen tifozëve shqiptarë

9 Tetor 2023, 22:37 Nga DOSJA

E FUNDIT! Njoftim për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri -

TIRANE - Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1.139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 - V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë, sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll