Politike

‘Kufijtë’, Kurti: Rama nuk është për ndarjen e Kosovës, por ka miq njerëz të papërshtatshëm (Video)

4 Shkurt 2019, 10:48 Nga DOSJA
‘Kufijtë’, Kurti: Rama nuk është për ndarjen e

TIRANË- Lideri i VetëVendosjes, Albin Kurti pas takimit me pedagogë dhe studentë në Fakultetin e Shkencave Sociale ka folur lidhur me qëndrimin e kryeministrit Rama mbi çështjen e rishikimit të kufijve Kosovë-Serbi. (Lexo këtu)

“Unë nuk mendoj që Rama është për ndarjen e Kosovës. Por mendoj që ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm, të cilët zgjedhin të përfitojnë për vete,”– tha Kurti. 

Kurti ka folur gjithashtu edhe lidhur me zgjedhjen e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare.

“Jam i sigurtë që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri ka pafund njerëz shumë herë më të ditur,” – shtoi më tej ai. 

Pyetjes se a duhet që shqiptarët të jenë kundër nëse shkëmbimi i territoreve me Serbinë arrihet, Albin Kurti iu përgjigj pozitivisht.

“Ne themi ‘jo’ pazareve me Serbinë, ‘po’ bashkimit me Shqipërinë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet që të na rrisë dhe jo të na copëtojë. Duan që të na bëjnë të besojmë skemën që për t’u bashkuar me Shqipërinë duhet t’i japim tokë Serbisë. Ne themi ‘jo’ nuk i kemi asgjë borxh Serbisë,”– e mbylli Kurti.

Që prej vitit të kaluar në dy vendet, Kosovë dhe Serbi ka nisur një debat që përfshin rishikimin e kufijve në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit. Por në Kosovë një ide e tillë për shkëmbim territoresh kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj që është pozicionuar kundër presidentit Hashim Thaçit.

Një foto e postuar ditën e djeshme në rrjetet sociale ku kryeministri Edi Rama po darkonte me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin ka shkaktuar jo pak polemika. (Shiko këtu) 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike albin kurti edi rama fakulteti i shkencave sociale gent cakaj rishikimi i kufijve kosove-serbi albin kurti edi rama fakulteti i shkencave sociale gent cakaj rishikimi i kufijve kosove-serbi

Sondazh

Poll