Politike

Unaza e Re/ Zëdhënësi i Metës-Ramës: Pse nuk konfiskove kontratën e tenderit

3 Shkurt 2019, 17:31 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Zëdhënësi i Metës-Ramës: Pse nuk konfiskove

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje kërkesën e presidentit Meta për anulimin e projektit të Unazës së Re, ka ardhur edhe përgjigjia nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi.

Në njoftimin zyrtar ku Blushi e quan ‘aspak serioz’ reagimin e kryeminstrit, thuhet se sipas tij vartësit e Ramës kanë përgatitur disa dokrra ligjore. Ai shton më tej edhe dy pyetje për kryeministrin Edi Rama, ku kërkon që qeveria dhe ARRSH-ja të konfiskojnë sigurimin e kontratës së tenderimit, tashmë që u faktua se ishte lidhur me një kompani fantazëm.

Reagimi zyrtar nga Zëdhënësi i Presidentit të Republikës

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:

Në procedurën e tenderimit : Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” – Loti 1 . Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297 Lekë OSE 18 116 534 EURO Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” = 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000 lekë të reja OSE 1 811 653 EURO Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm? A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?! Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë. Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

Ndërkohë pak më parë në lidhje me kërkesën e Metës për anulimin e projektit “Unaza e Re”, reagoi edhe Erion Veliaj, i cili u shpreh se sipas tij ky projekt i duhet Tiranës. Veliaj i bëri thirrje Presidentit të mos bojkotojë kryeqytetin.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama ilir meta sigurimi i kontrates se tenderit tedi blushi unaza e re edi rama ilir meta sigurimi i kontrates se tenderit tedi blushi unaza e re

Sondazh

Poll