Politike

U shkarkua si ministër, Bushati merr letër nga Pompeo: Faleminderit për bashkëpunimin, urime në Parlament

3 Shkurt 2019, 12:35 Nga DOSJA
U shkarkua si ministër, Bushati merr letër nga Pompeo: Faleminderit

TIRANË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale letrat që ka marrë nga përfaqësuesë dhe bashkëpunëtorë pas shkarkimit të tij nga detyra si ministër i Jashtëm. Në letrat që i janë dërguar Bushatit bie në sy edhe ajo që është dërguar nga Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Në letrën e tij, Pompeo i shkruan Bushatit:

I dashur z.Bushati,

Faleminderit për letrën tuaj ku më informuat se përfunduat detyrën tuaj si ministër i Jashtëm. Dakordësohem me bashkëpunimin dhe me aleancën strategjike midis dy vendeve tona, ku ju ndihmuat shumë si një ministër i Jashtëm. Për 27 vite, Shqipëria ka qenë një mik dhe aleat i SHBA. Qeveria ime është falenderuese për Shqipërinë, në promovimin e demokracisë, stabilitetit dhe sigurisë si një anëtare e NAT_së dhe një partner i ngushtë në luftën kundër ISIS.

Do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në progresin e saj ndaj BE dhe në integrimin e saj në Perëndim.

Unë uroj që ju të vazhdoni sa më mirë punën tuaj si anëtar i parlamentit. Ju falenderojmë për punën tuaj në Parlament, ku po siguroni demokracinë e Shqipërisë dhe avancimin e ekonomisë.

Sinqerisht, Michael R.Pompeo.

Përveç Pompeos, Bushati ka marrë letra falenderimi edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë, Enzo Milanesi dhe ai i Britanisë së Madhe, Hon Sir Alan Duncan.

Ish-ministri e shoqëron postimin me një falenderim për të gjithë miqtë e Shqipërisë dhe shkruan se:

“Faleminderit miqve për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve në përballjen me sfidat e shumta që kemi hasur, të cilat përbëjnë kërcënim për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Mirënjohës që mbështetja e pakursyer e aleatëve për Shqipërinë e ka shndërruar vendin tonë në një partner te besueshëm në arenën ndërkombëtare me një fizionomi të pangatërrueshme në mozaikun e familjes së përbashkët euro-atlantike!”.

Postimi i plotë i Bushatit në Facebook:

Ditmir Bushati qëndroi për 5 vite si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Ai u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama në dhjetor të 2018-ës pas një ndryshimi që Rama bëri në qeveri ku rrëzoi më shumë se gjysmën e kabinetit. Në vend të tij u delegua Gent Cakaj, pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për t’a dekretuar.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike aleancat gjeostrategjike ditmir bushati marredheniet shqiperi-shba mike pompeo ministria e jashtme aleancat gjeostrategjike ditmir bushati marredheniet shqiperi-shba mike pompeo ministria e jashtme

Sondazh

Poll