Politike

Turi i Bashës në Fier, kryedemokrati mesazh studentëve: Rama nuk ua djeg dot vitin akademik, ju bëtë zgjimin kombëtar

3 Shkurt 2019, 10:45 Nga DOSJA
Turi i Bashës në Fier, kryedemokrati mesazh studentëve: Rama nuk

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me turin e bisedimeve me qytetarë dhe mbështetës të PD në Fier. Pas takimeve që zhvilloi me qytetarët e Ballshit dhe Mallakastrës, Basha u takua me banorët e Fierit, nga ku nuk mungoi edhe një mesazh për studentët. Kryetari i PD iu tha se viti akademik i studentëve do të njihet i plotë, pasi sipas tij, studentët kanë luajtur një rol thelbësor në “zgjimin kombëtar”.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama, të jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë’, tha kreu i PD-së.

Pjesë nga fjala  e Lulzim Bashës në Fier:

Me një qeveri që ka një plan ekonomik, për të hapur vende pune. Vende pune me paga dinjitoze dhe kushte dinjitoze.

Ky është prioriteti i Partisë Demokratike. Ky është prioriteti I grupit tonë parlamentar. Ky është prioriteti ynë.

Kjo është plotësisht e mundur. Kushdo që thotë të kundërtën, gënjen dhe I fryn borive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës.

Asnjë shans nuk ka Edi Rama, të jua djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë, për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka dhe do të ketë vetëm një përfundim: Çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotërit e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë.

Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi, janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ndaj, ju ftoj me 16 shkurt, të vini të gjithë në Tiranë dhe të ja hedhim në lanë këto armë, bashkë me propagandën, në mënyrë që të gjithë sëbashku, të rindezim motorrët e ekonomisë. Të rindezim motorët e mirëqenies, përmes lirive, mundësive dhe punësimit, që do ti bëjmë realitet me planin tonë ekonomik.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike lulzim basha mbeshtetesit e pd protesta e opozites protesta e studenteve qytetaret e fierit turi i bashes lulzim basha mbeshtetesit e pd protesta e opozites protesta e studenteve qytetaret e fierit turi i bashes

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2019, 11:58

TIRANE- Deklaratat e forta në Kuvend me akuza të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha degraduan në një fjalor rruge, duke e...