Politike

Festa e verës në Prespë, Klosi: Promovojmë vlerat e liqenit, sa më shumë turistë në këto bukuri natyrore

3 Shkurt 2019, 12:20 Nga DOSJA
Festa e verës në Prespë, Klosi: Promovojmë vlerat e liqenit,

KORÇË- Festë lokale në liqenin e Prespës. Dita e pijes së verës dhe produkteve tradicionale lokale mblodhi qytetarët por edhe të tjerë admirues të liqenit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili tha se objektivi është që kjo zonë të jetë e vizituar sa më shumë nga turistët.

Ne jemi sot në Prespë për t’i dhënë shumë më tepër entuziazëm të gjithë projektit tonë të festave lokale, të organizuara këtë vit pothuajse në 100 fshatrat të përzgjedhur si fshatrat e parë të transformimit rural të vendit, por duke i bashkuar edhe me agroturizmin. Ajo çfarë ne synojmë gjatë realizimit të këtyre festave është që shumë më tepër turistë të vizitojnë Prespën, shumë më tepër konsumatorë të produkteve lokale, të produkteve tradicionale, shumë më tepër konsumatorë të bukurive natyrore, shumë më tepër biznes, shumë më tepër mirëqënie, punësim dhe ekonomi për banorët e Pustecit dhe zonave rurale, ky është objektivi që ne i kemi vënë vetes.

Klosi tha më tej se qeveria ka mundësuar të ulë TVSH-në si edhe të mbështesë agrobiznesin.

Kemi filluar të japim ndihmën financiare duke reduktuar kostot e operimit, pra kemi ulur TVSH-në, e kemi bërë 5% dhe Tatim Fitimin po 5%, duke dhënë po të njëjtin status që kanë hotelet me 5 yje bizneset dhe agrobiznesi lokal. Dhe duke i dhënë të gjitha këto, ne kërkojmë që të rrisim prodhimin e brendshëm dhe lokal.

Gjatë festës lokale të pijes së verës u dha edhe një çmim për një vajzë, e cila kishte fotografuar liqenin e Prespës.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike agroturizmi blendi klosi festa e veres ne prespe liqeni i prespes agroturizmi blendi klosi festa e veres ne prespe liqeni i prespes

Sondazh

Poll