Politike

Parkingu publik në Tiranë, PD akuza Veliajt: Erion Betoni ka paracaktuar për pagesat kompaninë offshore Pay&Go

3 Shkurt 2019, 14:51 Nga DOSJA
Parkingu publik në Tiranë, PD akuza Veliajt: Erion Betoni ka

TIRANË- Partia Demokratike vazhdon me akuzat në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon Veliajn se ka paracaktuar si fituese për të marrë pagesat e parkingut publik me SMS, një kompani offshore.

Zhupa thotë se bëhet fjalë për kompaninë “Pay&Go”, e regjistruar në shkurt të 2015, dhe e krijuar nga UNTAG COMMUNITY, pronë e një gjeorgjiani, që sipas PD është kompani offshore.

Zhupa shton se kompania është paracaktuar si fituese, pasi në çdo automat të kësaj kompanie është ndërtuar infrastruktura që të lejon që të bësh që tani pagesat për parkingjet.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Veliaj nuk i ndahet offshoreve!!! Ja kush është i paracaktuari i Veliajt për ti dhënë parkingjet publike të Tiranës!

Bashkia Tiranë nëpërmjet shoqërisë “Tirana Parking” administron shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të Tiranës. Aktualisht pagesat per parkingun ne rruget e Tiranës kryhen me ane te sistemit me sms dhe me punonjës të bashkisë. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.

Sipas vendimit, Tirana Parking duhet të hap procedurën konkuruese për përzgjedhjen e fituesit. Ndërkohë fituesi mesa duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë.

Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale.

Bashkia ka nisur të vendos tabela informuese pranë automateve të pagesave “Pay and Go Albania” që janë te vendosur ne rruget e Tiranes ku ne tabela shkruhet “ Mund te paguash edhe ketu” (bashkengjitur Foto) Nga verifikimi ne disa rruge kryesore te Tiranes ku ofrohet pakingu me pagesë konstatohet qe kompania ka pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te ofruar kete sherbim edhe pse nuk ka akoma asnje vendimarrje nga Bashkia Tirane për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim.

Paracaktim fituesi dhe kompani offshore binomi i pandarë i menaxhimit nga Erioni Betoni të qytetit të Tiranës.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat e pd erion veliaj ina zhupa kompani offshore parkimi me pagese partia demokratike pay&go tirana parkim akuzat e pd erion veliaj ina zhupa kompani offshore parkimi me pagese partia demokratike pay&go tirana parkim

Sondazh

Poll