Politike

Grabitja e armëve në Pashaliman/ Xhaçka largon 15 ushtarakë, kërkesë Metës: Të largohet komandanti

4 Shkurt 2019, 10:34 Nga DOSJA
Grabitja e armëve në Pashaliman/ Xhaçka largon 15

TIRANË- Disa javë pas grabitjes së armëve dhe municioneve ushtarake në Pashaliman, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ka shkarkuar të gjithë gardën drejtuese të Forcës Detare në bazën e Pashalimanit.

Burime për dosja.al konfirmojnë se pas hetimeve që u drejtuan nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, u dol në përfundimin se e gjithë linja e forcës drejtuese është përgjegjëse për grabitjet.

Ministrja Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe cështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit. 

Po ashtu, mësohet se Xhaçka i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta, që të shkarkojë komandantin e Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjanin.

Në 10 janar, një grabitje ndodhi në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë, ku u vodhën 3 armë automatikë, 3 granata dhe një sasi municionesh.

Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga anëtarë të FA-së. Për këtë ngjarje u arrestuan 4 ushtarakë. Ata janë Lesko Ramosaçaj 52 vjeç,  Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje.

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike forca detare grabitja e armeve ne pashaliman olta xhacka vidhen arme ylber dogjani forca detare grabitja e armeve ne pashaliman olta xhacka vidhen arme ylber dogjani

Sondazh

Poll