Politike

Meta kërkoi anulimin e projektit të Unazës së Re, Rama e Veliaj: Presidenti anti-rrugë, përfaqësues i opozitës

3 Shkurt 2019, 14:29 Nga DOSJA
Meta kërkoi anulimin e projektit të Unazës së Re, Rama e

TIRANE- Pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta për anulimin e projektit te Unaza e Re, (Lexo këtu), ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama thotë se Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, që e interpreton Kushtetutën si përfaqësues i saj.

E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkroi Rama në rrjetin social.

Ndërkohë pas kryeminsitrit Edi Rama ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion veliaj. Nëpërmjet një statusi në facebook, Veliaj shkruan se projekti i Unazës së Re i duhet Tiranës. Më tej ai thekson se institucionet kanë ofruar strehim falas për të pastrehët dhe shpronësim 100% për ata që i kanë pronat e legalizuara. Veliaj i bën thirrje Metës të mos sabotojë kryeqytetin.

Te Unaza e Re:

Shpronësim 100%

Kompanitë hileqare në arrest

Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen. Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike.

Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim.

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një takim me banorët e Unazës së Re. Pas takimit me ta, Meta ka dalë me një qëndrim zyrtar ku i kërkon qeverisë që të anulojë projektin e ndërtimit tek Unaza e Re, ku preken rreth 300 shtëpi. Banorët e Unazës kanë disa muaj që vijojnë protestën dhe kërkojnë anulimin e projektit.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj ilir meta projekti i unazes se re protesta e banoreve te astirit edi rama erion veliaj ilir meta projekti i unazes se re protesta e banoreve te astirit

Sondazh

Poll