
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka darkuar me disa nga figurat kryesore të politikës në Kosovë.
Të qeshur janë shfaqur në foto kryeministri Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.
Fotoja u publikua nga në Instagram, nga djali i presidentit Thaçi, Endriti dhe politikanët duket se kanë darkuar në ambientet e një shtëpie. Mësohet se ata kanë darkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit.
Ende nuk dihen detaje nga ky takim dhe se çfarë u diskutua në të por duhet të themi se çështja kryesore tani në Kosovë është ajo e kufinjve me Serbinë.
Ky takim vjen në kohën kur Thaçi dhe Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e taksës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeminsitri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës.
Haradinaj është treguar i prerë se nuk do ketë ndryshim kufinjsh dhe se taksa e ndaj mallrave serbe do të hiqet nga qeveria e Kosovës kur Serbia t’i njohë si shtet.
J.V/Dosja.al