Politike

Flamuri kinez në Rinas, Tritan Shehu:  Marrëveshje okulte, arrogancë ndaj SHBA e BE

3 Shkurt 2019, 11:08 Nga DOSJA
Flamuri kinez në Rinas, Tritan Shehu:  Marrëveshje okulte,

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka quajtur ‘arrogancë’ valëvitjen e flamurit kinez përkrah flamurit shqiptar në aeroportin e Rinasit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thotë se kjo është një mungesë dinjiteti, dhe shenjë provokimi ndaj aleatëve të Shqipërisë, SHBA dhe BE.

“Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze. E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike.”-shkruan Shehu.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Pamjet e aeroportit te Tiranes flasin per nje tentative cvendosje drejt Lindjes se Shqiperise.

Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze.
Ne vendet e BE flamuri kombetar aty shoqerohet me ate europian, gje qe duhej te ndodhte edhe te ne si vend “Kandidat”.
Por krejt ndryshe, ne mungese dinjiteti, orientimi, apo si pasoje e mareveshjeve okulte, Rilindja ben qe ne “porten” e Shqiperise, te prezantohemi me flamurin kinez…si dikur!
E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike.
Mbasi po detyron te largohen kompanite perendimore, mbasi prej 6 vitesh nuk ka investime te tilla, kjo qeverisje po deformon edhe simbolikat ne pikat tona strategjike te prezantimit, sic eshte aeroporti “Nene Tereza”.
Ky eshte nje sinjal politik i perseritur ne kundershtim me interesat e orientimin tone kombetar drejt Europes e Perendimit, eshte nje arrogance e provokacion ndaj partnereve tane strategjike, ShBA e BE.
Shqiptaret nuk duhet ta lejojne kete paraqitje skandaloze te Shqiperise!

(f.g/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike aleanca gjeostrategjike flamuri kinez ne rinas marredheniet shqiperi-shba tritan shehu aleanca gjeostrategjike flamuri kinez ne rinas marredheniet shqiperi-shba tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2019, 11:58

TIRANE- Deklaratat e forta në Kuvend me akuza të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha degraduan në një fjalor rruge, duke e...