Sport

FOTO/ Njihuni me Lolën… Një franceze e bukur që i ka fituar zemrën spanjolit Carlos Alcaraz, raketës numër një në botë!

Tenisti numër një në botë, Carlos Alcaraz, ka pasur një sezon më se të suksesshëm jo vetëm në fushë, por spanjoli duket po aq i suksesshëm edhe jashtë fushës.

19 Gusht 2023, 18:12 Nga DOSJA
FOTO/ Njihuni me Lolën… Një franceze e bukur që i ka

SHBA - Alcaraz është aktualisht në Cincinnati, ku po performon në Master 1000, teksa mbështetja më e madhe i vjen nga Franca. Është e dashura e re e Carlos, tenistja Lola Marandel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lola Marandel (@lolamarandel)

Siç raportojnë mediat spanjole, Carlos dhe Lola janë në një lidhje prej disa muajsh. Ata janë njohur përmes rrjeteve sociale, më saktë në Instagram, ku kanë shkëmbyer mesazhet dhe “liket” e para. Jo shumë kohë pas kësaj, ata u takuan në Nice në një turne. Në atë kohë, shumë ishin të befasuar nga vendimi i Alcaraz për të shkuar në Nice në vend që të bënte pushime pasi fitoi Wimbledon, por tani sfondi i atij udhëtimi ka dalë në sipërfaqe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lola Marandel (@lolamarandel)

Alcaraz u nda me ish-të dashurën e tij tashmë, gjithashtu një teniste, Maria Gonzalez Jimenez, në fund të vitit 2021. Që atëherë, ka pasur shumë spekulime për pushtimet e dashurisë së tenisit numër një në botë. 

Kohët e fundit, Carlos i ri është lidhur me emra të njohur, si këngëtarja Anna Mena, apo ylli i realitetit Melody Penalver, por përfundoi vetëm në thashetheme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lola Marandel (@lolamarandel)

Lola nuk është aq e suksesshme sa Alcaraz . Më saktësisht, ajo është larg kësaj, sepse aktualisht pozicionohet rreth vendit të 800-të në listën e WTA dhe nuk ka ndonjë sukses të madh në vitin e saj të 21-të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lola Marandel (@lolamarandel)

Por ajo është shumë më e suksesshme në Instagram, ku numëron mbi 100 mijë ndjekës, ku shihet se bën një jetë luksoze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lola Marandel (@lolamarandel)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll