Sport

Trajneri Luis Enrique i kënaqur: “Jam i lumtur që kam një lojtar si Mbappe”…

Trajneri i ri i PSG-së ka bërë të ditur se do të mbështetet te ylli francez.

19 Gusht 2023, 13:30 Nga DOSJA
Trajneri Luis Enrique i kënaqur: “Jam i lumtur që kam një

FRANCE - Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është shprehur i kënaqur me situatën e krijuar e re të me sulmuesin Kylian Mbappe, i cili tashmë ka marrë pjesë në stërvitjet e rregullta të kampionëve të Ligue 1.

Siç dihet, sulmuesi u largua nga ekipi i pare i PSG-së për shkak të mungesës së dëshirës për të rinovuar kontratën me parizienët, e cila përfundon në 2024.

Gjithsesi, që nga java e shkuar marrëdhëniet kanë ndryshuar në kampin parizien dhe Kylian Mbappe pritet të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Toulouse.

“Me sa pashë në stërvitje, Kylian është në gjendje perfekte. Ai ka një dëshirë të madhe për të luajtur dhe është në humor të mirë. Jam shumë i lumtur që kam në dispozicion një sulmues të klasit botëror si ai”,- ka komentuar Enrique.

“Mendoj se vendimi për të shitur Neymar ishte i mirë për të gjitha palët. Dua ta falënderoj për qëndrimin që ka treguar që kur erdha këtu”,- vijoi trajneri spanjol.

“Ousmane Dembele është gati të luajë që në minutën e parë”,- shtoi Luis Enrique në lidhje me situatën me lojtarin e ri francez që i është bashkuar së fundmi PSG nga Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll