Sport

Sezoni i ri i Serisë A, nis sot me katër ndeshje… skicohen përshtypjet e para

Një nga favoritët për titull, Interi, e hap fushatën duke pritur Monzën

19 Gusht 2023, 15:00 Nga DOSJA
Sezoni i ri i Serisë A, nis sot me katër ndeshje… skicohen

ITALI - Sezoni 2023/24 i Serisë A italiane nis sot me katër ndeshje. Fillimi i fushatës së re është caktuar në orën 19:30, kur do të zhvillohen ndeshjet Empoli - Verona dhe Frosinone - Napoli. Më vonë në mbrëmje, Interi pret Monzën dhe Genoa pret Fiorentinën.

Napoli që fitoi titullin e Serie A sezonin e kaluar, do të kërkojë të ngjitet sërish në krye.  Luciano Spalletti është larguar nga skuadra dhe Rudy Garcia është zëvendësuesi i tij.  Napolitanët e hapin sezonin me një vizitë te i sapoardhuri Frosinone. Sezonin e kaluar, Frosinone dominoi garën për titull në Serie B nga fillimi në fund, duke fituar një rikthim të merituar në elitën italiane. 

Eusebio Di Francesco do të drejtojë ekipin në Serie A, pasi Fabio Grosso u largua nga ekipi.  Frosinone humbi shërbimet e Roberto Insigne, i cili ishte një lojtar kyç për skuadrën sezonin e kaluar, ndërsa golashënuesi më i mirë i klubit Samuele Mulatieri, u rikthye te Inter pas skadimit të periudhës së huazimit.

Napoli është detyruar të ndajë rrugët me mbrojtësin e palëkundur të Koresë së Jugut, Kim Min-jae, pasi Bayern Munich aktivizoi klauzolën e tij të lirimit. Klubi e zëvendësoi atë me brazilianin Natan, i cili ende nuk është testuar në tokën evropiane. Napoli deri më tani ka refuzuar ofertat arabe, që vijnë për golashënuesin e sezonit të kaluar Victor Osinhem, kështu që partneriteti i frikshëm midis nigerianit dhe Hviča Kvaratschelia mbetet.

Interi i Simone Inzaghit e nis fushatën e titullit në orën 21:45, teksa pret Monzën. Pavarësisht shtimit të disa emrave interesantë në skuadër (Marcus Thuram, Davide Fratesi, Cuadrado dhe Jan Sommer), mund të thuhet me siguri se ‘zikaltrit’ janë dukshëm më të dobët këtë sezon, pa lojtarë si Milan Skriniar, Andre Onana, Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic. 

Megjithatë, Simone Inzaghi ka një skuadër mjaft të fortë në dispozicion të tij. Monza e Raffaele Palladino humbi disa lojtarë kyç gjatë verës, duke përfshirë Stefano Sensi dhe Niccolò Rovella, të cilët ishin të huazuar sezonin e kaluar, përveç brilantit Carlos Augusto, i cili u transferua te Inter. ‘Zikaltrit’ duhet të përballen me Monzën në fillim të sezonit dhe të fillojnë me tre pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll