Sport

Lajm i mirë për Ten Hag para transfertës së Tottenhamit...

Lisandro Martinez është në dispozicion për vizitën në Londrën e Veriut

19 Gusht 2023, 14:00 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Ten Hag para transfertës së Tottenhamit...

ANGLI - Sonte, skuadra e Manchester United do të përballet me Tottenhamin në ndeshjen e javës së dytë të Premier League. Disa orë para ndeshjes, trajneri i “Djajve të Kuq” Erik ten Hag ka marrë një lajm të mirë. 

Trajneri holandez do të mund të llogarisë edhe shërbimet e lojtarit të tij kyç Lisandro Martinez. Në përballjen në “Tottenham Hotspur Stadium”, kompania e basteve “bet365” favorizon fitoren e Man.United.

Lisandro Martinez pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës kundër Wolverhampton dhe u detyrua të largohej në pjesën e parë. Megjithatë, dëmtimi i ish-lojtarit të Ajax-it nuk është serioz dhe ai ka qenë duke u stërvitur përkrah skuadrës për t'u përgatitur për përballjen me Tottenhamin, i cili do të kërkojë fitoren e parë të sezonit.

Eric Ten Hag preku temën e Martinezit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spurs: “Ai tashmë është stërvitur normalisht, ndaj pres që të mund të luajë,”- u shpreh ai.

Man.United mundi ngushtë Wolverhampton në fillim të sezonit dhe tani do të kërkojë një fitore të dytë radhazi. Megjithatë, ndeshja kundër Tottenham do të jetë një provë serioze për United, edhe nëse londinezët janë tashmë pa sulmuesin yll të tyre Harry Kane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll