Sport

Nuk e kanë ‘harruar’, Neymar merr sërish një ftesë nga “Seleção"…

Në raundet e para kualifikuese për Botërorin 2026, Brazilit do të luajë me kombëtaret e Bolivisë (8 shtator) dhe Perusë (12 shtator).

19 Gusht 2023, 13:00 Nga DOSJA
Nuk e kanë ‘harruar’, Neymar merr sërish një

BRAZIL - Neymar ka marrë sërish një thirrje nga “Seleção”, megjithëse nuk ka luajtur në kombëtaren braziliane në një ndeshje zyrtare që prej 19 shkurtit. Më pas, ai luajti për Paris Saint-Germain në suksesin dramatik ndaj Lille me 4-3, madje ai ishte në mesin e golashënuesve.

Pas kësaj, sulmuesi brazilian u trajtua për një kohë të gjatë nga një dëmtim dhe në fillim të gushtit mori pjesë në një ndeshje miqësore të PSG-së kundër koreano-jugorëve, ku shënoi dy gola.

Pak ditë më parë u bë e qartë, se Neymar do të vazhdojë rrugëtimin e tij futbollistik në Al Hilal nga Arabia Saudite.

Në raundet e para kualifikuese për Botërorin 2026, Brazilit do të luajë me kombëtaret e Bolivisë (8 shtator) dhe Perusë (12 shtator).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll