Sport

Nga Turqia në Angli, Zaniolo i bashkohet Aston Villas si huazim…

Aston Villa njoftoi të premten ardhjen e italianit Nicolo Zaniolo në huazim një vjeçar me mundësi blerjeje nga Galatasaray.

19 Gusht 2023, 12:30 Nga DOSJA
Nga Turqia në Angli, Zaniolo i bashkohet Aston Villas si huazim…

ANGLI - Nicolo Zaniolo është nënshkrimi i katërt i një afati kalimtar ambicioz të Aston Villa-s.  Pas Youri Tielemans, Pau Torres dhe Moussa Diaby, anglezët e Villa-s njoftuan të premten ardhjen e mesfushorit 24-vjeçar italian, në formën e një huazimi njëvjeçar me opsion blerjeje.

Ndërkombëtari i ‘Azzurrëve’ (13 ndeshje) kishte kaluar pesë sezone te AS Roma përpara se t'i bashkohej Turqisë shkurtin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll