Sport

Kupa e Botës për Femra/ Suedi-Australi 2-0, nordiket për herë të tretë të tretat në botë, Kosovare Asllani firmos fitoren…

Suedia u ngjit në vendin e tretë të podiumit në Kupën e Botës për Femra, pas fitores 2-0 ndaj Australisë.

19 Gusht 2023, 17:42 Nga DOSJA
Kupa e Botës për Femra/ Suedi-Australi 2-0, nordiket për

AUSTRALI - Suedia e bëri sërish, si në turneun e vitit 2019. Në finalen e vogël të Kupës së Botës për femra, suedezet me fitoren 2-0 u renditën në vendin e tretë, duke i lënë Australisë vendin e 4-t.

Për herë të tretë, në katër ngjarjet e fundit, Suedia ruajti vendin e saj në podiumin botëror dhe shtoi medaljen e katërt jozyrtare të bronzit në historinë e saj në Kupat e Botës.

Skandinavet paralajmëruan fillimisht në minutën e 26-të, me gjuajtjen e Rolfes që tronditi traversën. Ajo që filloi u përfundua katër minuta më vonë nga Rolfe, e cila vendosi topin te pika e bardhë dhe shënoi penalltinë për të kaluar ekipin e saj në epërsi 1-0.

Në minutën e 62-të, futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani shfrytëzoi në mënyrën më të mirë topin e Blaxtenius dhe firmosi fitoren e madhe të Suedisë, me rezultatin 2-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll