Sport

Zemërimi dhe reagimi i punonjësve e detyron Manchester United ta përjashtojë përgjithmonë Greenwood nga ekipi

Reagimet e zemëruara të tifozëve dhe lojtaret e ekipit të femrave për rikthimin e mundshëm të Mason Greenwood e bënë klubin ta largonte atë përgjithmonë.

19 Gusht 2023, 17:22 Nga DOSJA
Zemërimi dhe reagimi i punonjësve e detyron Manchester United ta

ANGLI - Reagimet intensive të punonjësve të Manchester United, si dhe ato të futbollisteve të klubit për rikthimin e Mason Greenwood, duket se kanë ndikuar.

Synimi i United për të rikthyer 21-vjeçarin në ekipin e parë ka bërë bujë dhe siç raportojnë botimet angleze është edhe arsyeja pse klubi do të ndryshojë vendimin.

Rrjedhimisht, “Djajtë e Kuq” pritet të marrin një vendim përfundimtar për Greenwood, duke e lënë atë jashtë skuadrës përgjithmonë.

Kujtojmë se Greenwood ishte një nga talentet e mëdha të klubit, por ai u la jashtë fushës në janar 2022, kur partneri i tij e akuzoi për përdhunim dhe dhunë.

Sulmuesi anglez u arrestua, u la në paraburgim dhe u paraqit në gjykatë, por shkurtin e kaluar akuzat u hoqën. Në fakt, pak muaj më parë, Greenwood dhe Harriet Robson u bënë prindër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll