Sport

Van Basten: “Nëse do të kisha luajtur deri 38 vjeç, do isha më i mirë se Ronaldo!”...

Holandezi i famshëm Marco Van, përmes podcast-it “De Cor”, flet për lojtarët e kohëve moderne, që i janë afruar më shumë profilit të tij

19 Gusht 2023, 12:00 Nga DOSJA
Van Basten: “Nëse do të kisha luajtur deri 38 vjeç, do

HOLANDE - 28 vite pas largimit nga bota e futbollit të luajtur, kur për herë të fundit mbante veshur fanelën e Milanit, ish-sulmuesi i shquar holandez, i kthyer tashmë në një legjendë, Marco Van Basten, komenton se si është ky sport tani, në kohën modern.

Në një prononcim të fundit, Van Basten komentoi futbollistët e kësaj epoke, ndërsa theksoi, se nëse do luante deri në 38 vjeç ai do të ishte shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se ai është më afër me mua. Ronaldo është 38 vjeç dhe është ende aktiv. Ai është fizikisht më i fortë se unë, por do të kisha dashur të shihja se si do kisha luajtur unë deri 38 vjeç. Mendoj se do të isha edhe më i mire” - tha Van Basten.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll