Sport

Arsenali mund të bëjë një tjetër transferim ‘Big” këtë verë...

“Topçinjtë” janë në bisedime me sulmuesin e ri të talentuar, Ansu Fati të Barcelonës

19 Gusht 2023, 14:30 Nga DOSJA
Arsenali mund të bëjë një tjetër transferim

ANGLI - Nënkampioni anglez i këtij viti, Arsenali, ka kontaktuar me agjentin e yllit spanjol, Ansu Fatit, në lidhje me mundësinë e transferimit të futbollistit të talentuar në “Emirates”, raporton Island.

“Topçinjtë” tashmë kanë bërë një zhurmë të madhe transferimi, pas nënshkrimit të Declan Rice këtë verë. Skuadra nga “Emirates” tërhoqi edhe Kai Havertz, Jurien Timber. 

Megjithatë, trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, thuhet se dëshiron të shtojë një tjetër lojtar sulmues në radhët e tij përpara mbylljes së dritares. Në të njëjtën kohë, Arteta dëshiron të tërheqë në Londrën veriore një futbollist të klasit të lartë me potencial të madh për të ardhmen.

Arsenali ka folur me agjentin Jorge Mendes, i cili po kërkon një ekip të ri për Ansu Fatin, pasi e ardhmja e tij te Barcelona është shumë e pasigurt.

Në “Camp Nou”, Xavi nuk mbështetet shumë tek Fati. Megjithatë, trajneri deklaroi se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin: “E kam thënë tashmë që Ansu është trashëgimia e klubit. Ai është një futbollist i rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Barçës”.

E ardhmja e lojtarit të kombëtares spanjole sigurisht që do të bëhet e qartë në ditët në vijim, i cili thuhet se është larg formës së tij më të mirë dhe një sfidë e re mund t'i ringjallë karrierën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll