Sport

Shfaqet Rey Manaj, sulmuesi kuqezi tani gjen një skuadrë të re...

Rey Manaj gjen një ekip të ri. Sulmuesi shqiptar do të shkojë të luajë për Sivasspor, skuadrën turke me të cilën do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.

19 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Shfaqet Rey Manaj, sulmuesi kuqezi tani gjen një skuadrë të re...

TURQI - Sot ai duhet të udhëtojë drejt Turqisë dhe t’iu nënshtrohet analizave mjekësore, më pas do të zyrtarizohet transferimi i tij.

Me përjashtim të ndonjë kthese të bujshme, gjithçka është “hipotekuar” nga skuadra turke e Sivassporit dhe palët janë dakortësuar midis tyre. Kjo, pasi në javët e fundit, Manaj ishte i lidhur në kontakte me Sampdoria dhe Frosinone për të nënshkruar, por këto tratativa dështuan.

Në fund, fituan turqit e Sivasspor, një klub në të cilin sulmuesi shqiptar do të përpiqet të ristartojë, pasi përfundoi pa lavdi përvojën e tij te Watford në fillim të shkurtit dhe mbeti lojtar i lirë për muajt në vijim deri në mbyllje të sazonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll