Sport

Barça arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës së Ter Stegen deri në vitin 2028

Portieri shtyn një pjesë të pagës së tij, në mënyrë që klubi të gjenerojë “Fair Play”

19 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA

Barça arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës së

SPANJE - Marc-André Ter Stegen dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për rinovimin kontratës me portierin pas bisedave që kishin zhvilluar prej disa javësh, siç raporton “Marca”. Këtë javë ka pasur një takim mes përfaqësuesve të gjermanit me Mateu Alemany dhe Decon, ku është arritur marrëveshje për të zgjatur angazhimin e tyre.

Ter Stegen kishte dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe klubi dëshironte ta zgjaste atë në një afat të gjatë, praktikisht derisa të përfundonte karrierën e tij. Paraqitja e tij në La Ligën e kaluar ishte thelbësore që Barça të shpallej kampion. 

Drejtuesit e Sportit tashmë kishte parasysh vazhdimin e kontratës dhe fushata tij e shkëlqyer vetëm sa ka konfirmuar se ky vendim ishte një sukses. Në këtë mënyrë ata donin të shpërblenin portierin, i cili ka qenë pjesë kyçe e skuadrës që kur erdhi te Barcelona në vitin 2014.

Barça arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës së

Ter Stegen është emëruar si një nga kapitenët e skuadrës pak ditë më parë. Karriera e tij e gjatë në klub dhe epërsia e tij ndaj pjesës tjetër të shokëve të skuadrës e ka bërë atë të meritojë të jetë një nga katër kapitenët.

Dhe si kapiten ai donte të kishte një gjest të rëndësishëm me klubin. Brenda kontratës së tij, ai ka shtyrë një pjesë të rëndësishme të parave, që i korrespondonin në dy sezonet e para për të rritur të ardhurat e tij në vitet e fundit. Kjo ulje e pagave këtë sezon i lejon klubit të gjenerojë njëfarë “Fair Play” për të qenë në gjendje të nënshkruajë në këtë merkato verore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll