Sport

Ndryshojnë 'planet', UEFA vendos që Struga të luajë në Ohër ndaj Breidablik!...

Struga ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Conference League kundër skuadrës islandeze, Breidablik, do ta zhvillojë në Ohër.

19 Gusht 2023, 10:22 Nga DOSJA
Ndryshojnë 'planet', UEFA vendos që Struga të

MAQEDONIA E VERIUT - Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena” në Shqipëri.

Madje, dje Federata Shqiptare e Futbollit hapi zyrtarisht dyert e stadiumit “Elbasan Arena” për klubin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, duke i ofruar çfarë ndihme që i nevojitej.

Por UEFA ka vendosur, që ekipi i Struga Trim Lum, takimin e parë kualifikues të “play-off”-it të Conference League ta zhvillojë në stadiumin e qytetit të Ohrit, ku skuadra shqiptare ka luajtur ndeshjen e turit të parë ndaj Zalgiris për Champions League.

Takimi ndaj islandezëve të Breidablik, në program do të jetë me 24 gusht, në ora 17:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll