Sport

VIDEO / Cikalleshi nuk ndalet, një tjetër gol në këtë fillim sezoni në Turqi!

Koniaspori fiton të drejtën e një penalltie në minutën e 60 të takimit dhe pranë topit shkon sulmuesi i kombëtares shqiptare që e shndërron në gol.

19 Gusht 2023, 09:32 Nga DOSJA
VIDEO / Cikalleshi nuk ndalet, një tjetër gol në këtë

TURQI - Sokol Cikalleshi po kalon një formë mjaft të mirë përpara sfidave mjaft vendimtare të Kombëtares shqiptare. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme kundër Antaliasporit. Koniaspori fiton të drejtën e një penalltie në minutën e 60 të takimit dhe pranë topit shkon Sokol Cikalleshi.

Lojtari nga Kavaja mposht portierin kundërshtar nga 11 metrat, pavarësisht se ky i fundit i kuptoi krahun e goditjes. Rezultati aktual është 0-1 në favor të Koniasporit, megjithëse ka ende minuta në dispozicion për të vendosur fatin e takimit. Ky ishte goli i dytë për Cikalleshin në tre paraqitje të zhvilluara në kampionat deri më tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll