Sport

VIDEO / Cristiano Ronaldo gabon dhe Al Nassr humbet sërish!

Al Nassr-i ka marrë dje humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Al Tawoun-i.

19 Gusht 2023, 09:01 Nga DOSJA
VIDEO / Cristiano Ronaldo gabon dhe Al Nassr humbet sërish!

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo shkëlqeu në Arab Clubs Champions Cup, ku me golat e tij i dhanë për herë të parë trofeun Al Nassr-it. Por të njëjtën formë nuk po arrin ta shfaqë edhe në kampionat. Al Nassr-i ka marrë dje humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Al Tawoun-i.

Cristiano Ronaldo nuk shënoi as këtë herë, duke u bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale. 5 herë fituesi i Topit të Artë gaboi në një rast mjaft të pastër në minutën e 64-t, kur u gjet një për një me portierin kundërshtar, por hezitoi të godiste dhe humbi kontrollin e topit. Fatmirësisht për të, arbitri sinjalizoi pozicion jashtë loje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll