Politike

Negociatat, Mitsotakis: Nuk është mirë për stabilitetin e Ballkanit, s’është mirë as për Greqinë

18 Tetor 2019, 17:46 Nga DOSJA
Negociatat, Mitsotakis: Nuk është mirë për stabilitetin e

BRUKSEL- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp në Bruksel pas përfundimit të Samitit, tha se ishte një Këshill me një axhendë jashtëzakonisht të dendur, me çështje që kanë të bëjnë me Evropën, por edhe rajonin dhe vendin më të gjerë.

Mitsotakis foli për negociata të vështira me pikëpamje të ndryshme dhe theksoi: “Nëse Evropa dëshiron të luajë një rol thelbësor, ekonomik dhe gjeopolitik, duhet të shoqërohet nga burimet e duhura“.

Për Shqipërinë, Mitsotakis tha që këto kushte kanë të bëjnë me Shtetin ligjor në përgjithësi, dhe me të drejtat e pakicës Greke në veçanti, siç është vetëvendosja në funksion të regjistrimit kritik në vitin 2020 dhe të drejtave të pronës.

Unanimiteti nuk ishte i mundur pasi tre vendet nuk ishin dakord. Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtimi i negociatave me be kiriakos mistotakis deshtimi i negociatave me be kiriakos mistotakis

Sondazh

Poll