Politike

“Një vend tentonte të shtonte kushte pa lidhje”, Rama tregon prapaskenat e takimeve në Bruksel (VD)

18 Tetor 2019, 15:56 Nga DOSJA
“Një vend tentonte të shtonte kushte pa lidhje”, Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e mbajtur sot në lidhje me negociatat ka treguar dhe takimet që ka zhvilluar në Bruksel para marrjes së vendimit për të mos hapur negociatat. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se kishte takuar shumë lider të vendeve të BE dhe shtoi se një prej vendeve ëkrkoi të vendoste kushte pa lidhje.

PJESË NGA DEKLARATA

E kam takuar kryeministren daneze dhe kam dëgjuar fjalimin e saj. Fjalia e saj ka qënë: Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Gjatë gjithë kohës e kemi bërë këtë përpjekje. Ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë sot por të hyjmë në një fazë tjetër të procesit. Aty transferohet dija me gjithë kapitujt që ka negocimi. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj, edhe pse e kam ditur pse e bëjnë, që të flitet për një lidhje të shkurër. Prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë. Një vend tentonte të shtonte kushte pa lidhje. I thashë ça është kjo? Më tha kemi zgjedhje. Është një familje politike. Nëse KE do të thoshtë që Shqipëria nuk i ka kryer detyrat, se ata paguhen për këtë punë, e kam dhënë vijimësisht keni ju në vendet tuaja ndonjë zyrë që merret gjithë javën papushim që merret me Shqipërinë siç bën KE? Nuk e keni. Si dilka që ky Komision që e paguani ju, nuk i dika të gjitha? Nëse një vend do të thoshte qeveria shqiptare nuk i ka bërë detyrat, mbase do të mund ta diskutonim këtë rezultat që lidhet edhe me ne. Është më skrupuloze Danimarka, Franca se Gjermania, Austria. Nëse Zvicra do të kërkonte do të thoshim hajde se jemi dakord.

Pas dështimit të negociatave, kryeministrit Edi Rama heq përgjegjësinë nga qeveria. Rama tha se “JO-ja” erdhi si pasojë e politikave të brendshme të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë ka reaguar dhe për fëmijën 9-vjeçar, Alvin Berisha, duke treguar se nuk mund të bëhej një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtimi i negociatave me be edi rama rama konference 18 tetor 2019 deshtimi i negociatave me be edi rama rama konference 18 tetor 2019

Sondazh

Poll