Politike

Basha për negociatat: Me Ramën janë bërë hapa pas, BE shtoi kushtet këtë vit

18 Tetor 2019, 16:49 Nga DOSJA
Basha për negociatat: Me Ramën janë bërë hapa pas, BE

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka bërë të ditur qëndrimin e opozitës për dështimin e me negociatat. Në fjalën e tij Basha tha se ndjen keqardhje për vendimin e marrë sot, duke bërë përgjegjegjës qeverinë që ka bërë hapa pas gjatë viteve dhe Shqipërisë i janë shtuar kushtet.

“Dokumenti gjerman është udhërrëfyesi për hapjen e negociatave. Ne donim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa vendimi i Bundestagut për të marrë një Po pa kushte, siç mund të kishte marrë Maqedonia. Kushtet ishin 5, u bënë 7, u bënë 9, sepse Shqipëria po bën hapa prapa. Dy kushtet e reja të Bundestagut kanë të bëjnë me procedimin penal të personave për blerjen e votave dhe zgjedhje sipas një kodi të miratuar me konsensusin e forcave politike. Shkaku është se kryeministri aktual vuri fatin e tij, të kriminelëve dhe oligarkëve të tij mbi fatin europian të Shqipërisë.

Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave,. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta. 1 orë e gjysëm që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur ng Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha në një konferencë për mediat reagoi për vendimin e KE, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Basha u shpreh se ky është një vendim zhgënjyes, duke bërë fajtor Ramën. Sipas tij me Ramën  vendi ka bërë hapa pas. Po ashtu hodhi akuza kundër KE-së, duke thënë se ka bërë raporte të pavërteta për vendin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konference 18 tetor 2019 deshtimi i negociatave me be lulzim basha basha konference 18 tetor 2019 deshtimi i negociatave me be lulzim basha

Sondazh

Poll