Politike

Basha sulmon KE-në: Ka dërguar tek vendet anëtare raporte të zbukuruara dhe jashtë realitetit

18 Tetor 2019, 17:33 Nga DOSJA
Basha sulmon KE-në: Ka dërguar tek vendet anëtare raporte të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij ka sulmuar dhe Komisionin Evropian. Kreu i PD u shpreh se vendet anëtare kanë mosbesim për Shqipërinë, pasi u është dhënë raport i zbukuar nga Komisioni Evropian.

Është e vërtetë që jo vetëm në mbledhjen ku mora pjesë në Berlin, por tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në raport me raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin. Thënë më qartë, raportet e Komisionit Europian për Zgjerimin konsiderohen nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare të zbukuruara që nuk paraqesin realitetin. Dhe këtë tha edhe Hollanda, kur u shpreh se, nëse në rastin e Maqedonisë ishin dakord, në rastin e Shqipërisë, problemi i krimit, i  korrupsionit dhe i ndarjes së pushteteve i ndalonte në mënyrë absolute të merrnin një venidm për hapjen e negociatave, në kontrast të qartë me raportin e zbukuruar për herë të tretë të Komisionit Europian.  Këtë tha edhe Franca,  jo vetëm në raport me krimin dhe korrupsionin, por edhe në raport  të cilin Franca e ndjen dhe e sheh përditë, problemin e azilkërkuesve shqiptarë”, tha Basha.

Lulzim Basha në një konferencë për mediat reagoi për vendimin e KE, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Basha u shpreh se ky është një vendim zhgënjyes, duke bërë fajtor Ramën. Sipas tij me Ramën  vendi ka bërë hapa pas. Po ashtu hodhi akuza kundër KE-së, duke thënë se ka bërë raporte të pavërteta për vendin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konference 18 tetor 2019 deshtimi i negociatave me be lulzim basha basha konference 18 tetor 2019 deshtimi i negociatave me be lulzim basha

Sondazh

Poll