Politike

Azilkërkuesit/ Rama: Shqiptarët i mbylli brenda Enver Hoxha, tani ikin e vijnë

18 Tetor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Azilkërkuesit/ Rama: Shqiptarët i mbylli brenda Enver Hoxha, tani ikin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zbuloi se ka patur një bisedë me kryeminstrin e Portugalisë, lidhur me azilkërkuesit nga Shqipëria. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për numrin e lartë të azilkërkuesve, Rama u përgjigj duke thënë se 50 mijë vetë kanë ikur në vitin e suksesit më të lartë ekonomik.

Pyetje: A ndjeheni përgjegjës se Shqipëria mban vendin e dytë azilkërkuesve?

Edi Rama: Dje pata një bisedë me kryeministrin e Portugalisë. Ka regjistuar një nga rritjet më të mëdha ekonomike. 50 mijë vetë kanë ikur në vitin e suksesit më të lartë ekonomikë. Pse e them këtë? Bota ka ndryshuar, edhe pse lëvizja e shqiptarëve nuk ka ndyshuar. Italia sot ka një nga sistemet shëndetësore më të mira në botë. Ka problem real për mjekë. Pse? Sepse ikin në Gjermani dhe Angli. Kroacia është vend i BE. Vitin e kaluar 100 mijë kroatë janë regjistruar në zyrat e punës në Gjermani. Çfarë ndryshimi kanë nga shqiptarët? Nuk kërkojnë azil sepse janë pjesë e vendeve anëtare. Nuk janë fare këto që fjalim tema specifike për Shqipërinë. Janë në një numër më të madh por jo që po trondisin Francës. Pse nuk janë në Gjermani? Sepse Gjermania ndryshoi regjimin e azilit. Në Francë e kanë më të ngadaltë dhe marrin para. Këta njerëz unë jo nuk i gjykoj por nuk gjykohen. Shifrat kanë rënë në krahasim me të kaluarën. Shqiptarët i mbylli brenda Enver Hoxha tani ikin e vijnë.Është jokorrekte që shqipatrët të bëhen shënjestër në një vend tjetër për politikë të brendshme.

Pas dështimit të negociatave, kryeministrit Edi Rama heq përgjegjësinë nga qeveria. Rama tha se “JO-ja” erdhi si pasojë e politikave të brendshme të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë ka reaguar dhe për fëmijën 9-vjeçar, Alvin Berisha, duke treguar se nuk mund të bëhej një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama rama konference 18 tetor 2019 dështojnë negociatat me be-në edi rama rama konference 18 tetor 2019

Sondazh

Poll