Politike

Basha: Unë dhe PD kemi lobuar për hapjen e negociatave, Rama fajtor për gjendjen e vendit

18 Tetor 2019, 15:31 Nga DOSJA
Basha: Unë dhe PD kemi lobuar për hapjen e negociatave, Rama fajtor

TIRANË- Menjëherë pasi përfundoi konferencën me mediat, Kryeministri Edi Rama, Lulzim Basha nga selia e PD, po nga një takim me gazetarët tregoi kush janë përgjegjësitë për dështimin e marrjes së një date për çeljen e negociatave.

Në konferencën për mediat, Basha u shpreh se fajtori numër një që Shqipëria nuk mori një “Po” në KE është vetëm Edi Rama. Sipas kreut të opizitës me Ramën Kryeministër, Shqipëria ka bërë hapa pas dhe janë shtuar kushtet, duke përmendur 9 kushtet nga Bundestagu gjerman.

Më tej kreu i opozitës u shpreh se ai dhe e gjithë Partia Demokratike kanë punuar për hapjen e negociatave dhe kanë lobuar tek miqtë e tyre në Evropë.

Ju e dini se PD dhe unë personalisht, kemi punuar fortë me miqtë tanë për të na pranuar në BE. Dua të shpreh mirenjohejn për Merkel dhe partive në Gjermani, për faktin që rakorduan një dokumetin që është udhërrëfyes për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Në fund Basha ka bërë kritika dhe për Komisonin Evropian, duke thënë se ky i fundit ka përpliluar raporte të pavërteta për Shqipërinë duke gënjyer vendet e BE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konference 18 tetor 2019 deshtojne negociatat me be edi rama lulzim basha basha konference 18 tetor 2019 deshtojne negociatat me be edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll