Politike

Basha ironizon look-un e ri të Ramës: Lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shtiren si patriot

18 Tetor 2019, 17:13 Nga DOSJA
Basha ironizon look-un e ri të Ramës: Lënë mjekrën si

TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha, në konferencën e tij për mediat ka ironizuar dhe mjekrën e lënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Bashës, Rama e ka lënë mjekrën për t’i ngjarë Ismail Qmealit. “Lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi“, ironizoi Basha.

 “Macron po kërkon të reformojë mënyrën si vendet e ardhshme do të kontrollohen që të mos kenë dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Në Francë prej 2013 po shkonin nga një mijë në javë. Ata thonë prit, prit mos e hap derën akoma se nuk është gati. Këta që na lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi”, shtoi Basha.

Lulzim Basha në një konferencë për mediat reagoi për vendimin e KE, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Basha u shpreh se ky është një vendim zhgënjyes, duke bërë fajtor Ramën. Sipas tij me Ramën  vendi ka bërë hapa pas. Po ashtu hodhi akuza kundër KE-së, duke thënë se ka bërë raporte të pavërteta për vendin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha konference 18 tetor 2019 edi rama lulzim basha mjekra e edi rames basha konference 18 tetor 2019 edi rama lulzim basha mjekra e edi rames

Sondazh

Poll