Politike

Ende në Vetting, Meta nxiton të emërojë Besnik Muçin, gjyqtari betohet si anëtari i parë i Kushtetueses

18 Tetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
Ende në Vetting, Meta nxiton të emërojë Besnik Muçin,

TIRANË–  Anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi është betuar për detyrën e re para presidentit Ilir Meta ende pa kaluar Vettingun.

Ceremonia e betimit të tij është zhvilluar pasditen e sotme para presidentit dhe përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi u betua mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!,”– tha Muçi.

Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por duke iu referuar një njoftimi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi nuk ka mbyllur ende llogaritë me Vettingun, pasi vendimi për të do të jepet më 4 nëntor. 

Nëse prokurori nuk do të kalojë Vettingun, dekreti për emërimin e tij rrëzohet dhe gara për vendin bosh në GJK do të rinis edhe njëherë duke zvarritur sërish procesin e ringritjes së kësaj gjykate.

Anëtarët e tjerë  të Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga KPK ose dhanë dorëheqjen pas nisjes së procesit të Reformës në Drejtësi. Ringritja e Gjykatës Kushtetuese nga ana tjetër ka qenë gjithmonë në sytë e ndërkombëtarëve, sidomos në momentin kur është pikërisht ky institucion që do të vendosë për shkarkimin apo jo të kreut të shtetit. 

PS kërkon shkarkimin e presidentit pas shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat u zhvilluan vetëm nga maxhoranca pa praninë e opozitës së bashkuar. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik muçi besnik muçi para kpa meta emëron besnik muçin në gjykatën kushtetuese ps shkarkon metën besnik muçi besnik muçi para kpa meta emëron besnik muçin në gjykatën kushtetuese ps shkarkon metën

Sondazh

Poll