Politike

Takimi me Albin Kurtin? Rama: E pres me kënaqësi, rrugëtimi ynë europian është një testament (VD)

18 Tetor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Takimi me Albin Kurtin? Rama: E pres me kënaqësi, rrugëtimi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp, ku ka komentuar dështimin e negociatave me BE-në, ka folur edhe për takimin mes tij dhe Albin Kurtit. Rama tha se pret me kënaqësi të takohet me  Kurtin, duke shtuar se ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive.

“ Sa i përket Albin Kurtit do të takohemi, më ka kërkuar. E pres me kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie darkord që ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive. Duhet të shkojmë përtej. Të plotësojnë boshllëqe që mbeten me qeverinë e mëparshme. Kam propozime të reja me të. Duhet një ministër shteti nga të dyja anët. Duhet një pikë refermi që merret me gjithë procesin e bashkëpunimit. Do të dëgjoj idetë e freskëta të Albinit. Do kalojë nga poezia e opozitës, në prozën e pozitës”, u shpreh Rama.

Pyetja: A do të ishte më mirë të kanalizoheshim në forcimin e kombit. Si do të vijojë Shengeni Ballkanit, kur do ulet kryeministri i Kosovës?

Edi Rama: Kjo varet nga qeveria e Kosovës. Në pronocimin e tij Albini ka qënë i qartë që Kosova të jetë në këto tryeza. Pa diskutim që është e ftuar. Në takimin e Novi Sadit nuk u firmos asnjë marrëveshje. U bë një deklaratë e përbashkët për lirinë e shërbimeve. Kështu që në këtë aspekt nuk ka diskutim që nisma nuk është ekskluzive, por gjithëpërfshirëse. Do të ishte gabimi më i madh që në këtë moment që çeljen e negociatave të vëmë në pikëpyetje Europën. Rrugëtimi ynë Europian është një testament. Europa ka një moment të komplikuar sot. Forma është dytësore në raport me përkatësinë. Nuk ka të bëjë me Merkel apo Macron. Ankorimi i Shqiptarëve në këtë organizëm politik nuk është një nga planet, por i vetmi plan. Shqiptarët mund të jetojnë jo thjesht të lire, por të sigurtë.

Pas dështimit të negociatave, kryeministrit Edi Rama heq përgjegjësinë nga qeveria. Rama tha se “JO-ja” erdhi si pasojë e politikave të brendshme të Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë ka reaguar dhe për fëmijën 9-vjeçar, Alvin Berisha, duke treguar se nuk mund të bëhej një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama dështojnë negociatat me be-në edi rama

Sondazh

Poll