Aktualitet

Banorët e ‘Unazës së Re’ para Komisariatit nr.6 në Tiranë, kërkojnë leje për të protestuar: Lironi të arrestuarit

14 Tetor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Banorët e ‘Unazës së Re’ para Komisariatit nr.6

Tiranë- Banorët e “Unazës së Re” janë duke protestuar para Komisariatit nr.6 në kryeqytet, pasi kërkojnë që shteti t’u japë leje për të zhvilluar protestën te “Unaza e Re” dhe kërkojnë lirimin e  personave të arrestuar.

“Po i lëmë kohë qeverisë deri në datë 18 ose 19 për të liruar të arrestuarit, pastaj do të flasim ndryshe. Sot në orën 18:00 do të zhvillojmë protestën e radhës për të mbrojtur banesat tona”, janë shprehur ata.

Kjo protestë vjen pas ndryshimeve në Kodin Penal, e cila ka sjellë arrestimin e shumë banorëve te “Unaza e Re” gjatë protestave të ditëve të fundit. Në ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, theksohet se kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie.

Mbrëmjen e djeshme pati protestë në Astir, për projektin e “Unazës së Re”, sipas të cilën shemben shumë banesa në këtë zonë.  Pati përplasje mes tyre dhe Policisë, ku u arrestuan 10 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Në krye të banorëve ishte edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i drejtoi protestuesit për të bllokuar rrugën. Kjo në fakt solli shumë trafik në kryqytet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen protestuesit e unazës së re banoret e unazes se re arrestohen protestuesit e unazës së re banoret e unazes se re

Sondazh

Poll