Aktualitet

26 kg drogë në banesë, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

14 Tetor 2019, 07:09 Nga DOSJA
26 kg drogë në banesë, arrestohet 44-vjeçari në

Krujë- Në prangat e policisë së Krujës ka rënë një 44-vjeçar pasi i janë gjetur në banesë 26 kg kanabis.

Nga policia është arrestuar 44-vjeçari me iniciale B.M, banues në fshatin Nojë në Krujë.

NJOFTIMI  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 kg drogë në banesë arrestohet 44-vjeçari në krujë 26 kg drogë në banesë arrestohet 44-vjeçari në krujë

Sondazh

Poll