Aktualitet

‘Përdori makinën e një krimineli, e parkoi tek Krimet e Rënda’/ KPK: Denoncimet për Hajdarmatajn, të pabazuara, verifi

14 Tetor 2019, 09:06 Nga DOSJA
‘Përdori makinën e një krimineli, e parkoi tek Krimet e

TIRANE- Në seancën e zhvilluar sot, KPK  shqyrtoi emrin e Besim Hajdarmatajt, bazuar në tri shtyllat e Vettingut, deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Dosja.al mëson se trupa e KPK ka bërë me dije se, sipas ILDKPI, Hajdarmataj nuk ka patur probleme me pasurinë. “ILDKPI ka sjellë një raport ku thuhet se z.Hajdarmataj ka deklarime të sakta pasurie, ka burime të ligjshme të saj dhe s’ka kryer fshehje pasurie, si edhe nuk është kapur në konflikte interesi.”-u shpreh relatorja e seancës.  Më tej, KPK sqaron se ka kryer hetime për Hajdarmatajn.

“Kryem hetime për pasuritë, depozitat bankare prej 5 milionë leke dhe 1 milionë lekë. Burimi i krijimit, kursimet nga paga prej vitit 1997 deri në vitin 2016. KPK vëren se deklarimet e Hajdarmatajt përputhen. Gjendje cash 500 mijë lekë, dhe sipas verifikimeve rezulton se subjekti ka patur mundësi ta krijojë këtë shumë. Dhuratë nga vëllai me banim në Angli, 6 mijë euro dhe 4 mijë paund. Shuma të dërguara në vitet 2007-2009. I kërkuam dokumentacion z.Hajdarmataj, dhe subjekti ka paraqitur dokumentacion për punësimin e ligjshëm të vëllait të tij në Angli. Edhe dhuratat janë të justifikuara.”-u shpreh KPK për pasurinë e Hajdarmatajt.

Ndërkohë më tej, në shtyllën e aftësive profesionale, KPK shprehet se sipas raportit të DSIK, Hajdarmataj është i përshtatshëm. KPK foli për denoncimet që kanë shkuar në këtë Komision për llogari të Hajdarmatajt, ku përmendi disa raste, ku prokurori akuzohej se ka miqësi me persona të rrezikshëm dhe se ka përdorur makinën e një personi me precedent, V.H, dhe  mjetin e ka parkuar tek Krimet e Rënda. Në bazë të verifikimeve, nënvizoi KPK, këto denoncime janë të pabazuara.

KPK: DSIK ka sjellë raportin, ku thotë se subjekti është i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Edhe në aftësitë profesionale rezulton se nuk ka probleme. Ka qenë drejtues i Prokurorisë Durrës, zv/Prokuror dhe Drejtues tek Krimet e Rënda.

Për sa i përket statistikës, si drejtues i Prokurorisë, ka regjistruar 40 procedime penale, dhe nuk ka patur masa disiplinore për punën e kryer. Nuk rezulton të ketë të dhëna që ka kontakte me persona të papërshtatshëm.

Ndaj Hajdarmatajt ka 11 denoncime të mbërritura në KPK dhe 3 denoncime nga media online. Nga analizimi i denoncimeve nuk pati të dhëna që vlejnë për rihetim. Pas përfundimit të hetimit pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit erdhën 3 denoncime anonime për Hajdarmatajn. Pas kësaj riccelëm hetimin, kërkuam informacion në institucione publike dhe private. Në denoncim pretendohet se Handarmataj ka miqësi me shtetasin M.L, një person i skeduar për trafik droge, të cilit më 6 maj 2010, Hajdarmataj i ka pushuar hetimet. Gjithashtu, ka përdorur makinën e tij, të cilën sipas denoncimit e parkonte te Krimet e Rënda. Gjithashtu, denoncim tjetër ka qenë se Prokurori ka miqësi me V.H., person i rrezikshëm. Po ashtu, në denoncimin e pretenduar, Hajdarmataj pushonte e transferonte çështjet nga Krimet e Rënda tek prokuroritë e rretheve, kundrejt pagesave. Në çështjen Babale, ai është marrë në pyetje, dhe pretendohet se ka pasuri të fshehta. Një tjetër denoncim është se Hajdarmataj ka transferuar procedimin e një gjyqtareje T.H. Edhe pas këtyre përfundimeve erdhën 6 denoncime të tjera, por sërish pa prova për të faktuar shkeljet ligjore. Kemi hetuar disa procedime penale të cilat Hajdarmataj i ka dërguar për kompetencë në rrethe. Këto 5 dosje janë tashmë të verifikuara. Vetëm në njërën çështje Hajdarmataj ka qenë direkt prokuror, ndërsa në 4 të tjerat, ka qenë drejtues prokurorie.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj vetting besim hajdarmataj vetting

Sondazh

Poll