Aktualitet

Tetraplegjikët në protestë: Na prishen zyrat që të ndërtojë Samir Mane, Veliaj s’pyet për portalin e Bashkëqeverisjes

14 Tetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Tetraplegjikët në protestë: Na prishen zyrat që të

Tiranë- Tetraplegjikët janë ngritur sot në protestë para bashkisë së Tiranës,  pasi kërkojnë zyra për shoqatën e tyre nga qeveria. Një prej tyre në një prononcim për Dosja.al është shprehur se zyrat e tyre që ishin në Laprakë, u prishën pasi vendi iu dha për të ndërtuar pallate biznesmenit Saimir Mane.

“Ka dy vite që lekët e shoqatës kanë kaluar për ndërtim pallatesh. Në bazë të shtetit shqiptar ambientet na i jep falas shteti shqiptar. Unë në komunikim me Kryeministrinë, na ka çuar te ministria e Çështjes Sociale, ministria na ka çuar te Bashkia. Bashkia na ka ofruar disa variante që thotë si agjenci udhëtimesh. Si përfundim ramë dakord me ministrinë e mbrojtjes të marrim një repart ushtarak, që po privatizohet që ka kthejnë në qendër reahabilitimi, trajtimi edhe me radhë dhe aty të jenë zyrat e shoqatës. Por kemi dy vite që përcillet shkresa nga ministria e mbrojtjes te Bashkia, nga Bashkia te ministria. As nuk shkohet shkresa rregullisht për një VKM as nuk ka kthehet një përgjigje, as nuk na japin një reagim zyrtar  e të tjera. Ne kemi ngelur pa zyra. Shteti na i dha zyrën për pallat. I dhanë Samir Manes se e kishin pa lekë dhe thanë ta ndihmojnë, që të ketë edhe ai pallat. Zyrat ishin te ‘Uzina Tirana’ në Laprakë.”, u shpreh ai.

Ai thekson se më tej se kërkesa e tyre për zyra po zvarritet prej dy vitesh pasi edhe kreu i bashkisë së Tiranës s’pyet per portalin e Bashkëqeverisjes.

“Ne sot erdhëm për të bërë një reagim, për të marrë një kontakt me këta të bashkisë. Ne kemi komunikuar edhe me portalin e bashkëqeverisjes  dhe na ka dhënë 3 përgjigje dhe thonë që do merret Bashkia. Por s’na i kanë zgjidhur, s’pyet Bashkia. Portali na ka thyer përgjigje që më 2018”, është shprehur ai.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen derisa të marrin një zgjedhje nga qeveria.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll