Aktualitet

Studentët braktisin universitetin e Shkodrës, zero regjistrime te Fizika, drejt mbylljes dhe degët e mësuesisë

14 Tetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
Studentët braktisin universitetin e Shkodrës, zero regjistrime te

Shkodër- Viti i ri akademik në Shkodër ka nisur jo me pak probleme. Në raundin e parë, në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, çka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege.

Në një deklaratë për mediet për këto çështje, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se edhe në degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime, kjo për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.

“ Institucioni me standard me të lartë, ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të forta studentore vitin e shkuar të cilat kishin si qëllim te përmirësonin nivelin e arsimit te lartë. Sivjet kemi përmirësuar kushtet,studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkëkohore qe ne i duam për secilin student”, është shprehur rektori.

Nis sot viti i ri akademik 2019-2020 në Shqipëri. 19 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore për të nisur rrugëtimin e ri në degën, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Por, nga ana tjetër, këtë vit, vihet re një ulje e numrit të studentëve në krahasim me vitet e tjera.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet studentët braktisin universitetin e shkodrës viti akademik 2019-2020 studentët braktisin universitetin e shkodrës viti akademik 2019-2020

Sondazh

Poll