Aktualitet

Fshehu 41 mijë euro në trup, kush është gruaja nga Berati që donte t’ia ‘hidhte’ policisë në kufi, vëllai trafikan

14 Tetor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Fshehu 41 mijë euro në trup, kush është gruaja nga Berati

KAKAVIJËDosja.al ka mësuar detaje të reja rreth gruas që u kap mëngjesin e sotëm në Kakavijë teksa tentoi të kalonte kufirin me 41 mije euro të fshehura në trup. Mësohet se 46-vjeçarja është Mimoza (Fejzulla) Shehu, me origjinë nga Pobrati i Beratit dhe e martuar në Peshtan të Fierit.

Ajo është nënë e dy fëmijëve 20 dhe 13 vjeç dhe prej vitesh jeton në Greqi me leje qëndrimi të rregullt, por mëngjesin e sotëm u kap nga Policia Kufitare teksa mbante të fshehura në çantën e dorës dhe në trup, plot 41 mijë e 200 euro.

E pyetur nga autoritetet për origjinën e parave, Shehu u shp[reh se ishin kursime të viteve punë, por nuk kishte asnjë lloj dokumentacioni që të vërtetonte deklarimin e saj. Për më tepër nuk dha asnjë arsye në mënyrë që të justifikonte fshehjen e këtyre parave.

Pas një verifikimi të 46-vjeçares, policia ka arritur në dyshimet se paratë mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal që ushtron vëllai i nënës së dy fëmijëve.

Hajredin Fejzullahu është shpallur në kërkim nga Polica në Belgjikë pasi akuohet për trafikim të lëndëve narkotike. Për Fejzullahun është lëshuar edhe një urdhër arresti europian dhe policia dyhson se 46-vjeçarja mund të jetë në dijeni të vëllait të saj.

Mimoza Shehu pritet që të dalë para gjykatës për veprën penale “Mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”. Ajo u pikas mëngjesin e sotëm teksa po tentonte të kalonte kufirin në Kavavijë dhe nuk deklaroi shumë prej 41 mijë e 200 eurosh të cilat i mbante të fhsehura në trup. Paratë janë sekuestruar tashmë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hajredin fejzullahu mimoza shehu hajredin fejzullahu mimoza shehu

Sondazh

Poll