Aktualitet

Pa avokat, prokurori i dosjeve të bujshme para KPK/ Hajdarmataj: Jam sulmuar nga anonimë, s’kam zvarritur dosje qëllimisht

14 Tetor 2019, 05:44 Nga DOSJA
Pa avokat, prokurori i dosjeve të bujshme para KPK/ Hajdarmataj: Jam

TIRANE- Besim Hajdaramataj, ish- drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i njohur si një nga prokurorët rebelë, që ka hetuar disa nga dosjet më të bujshme të politikës shqiptare, ka dalë sot para KPK. Prokurori i akuzuar nga qeveria se nxorri përgjimet e Bild, Hajdaramataj është paraqitur në seancë i vetëm pa praninë e një avokati. Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, kanë sjellë konkluzionet e hetimit të bërë nga KPK për të tri shtyllat e Vettingut, deklarimi pasuror, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

konkluzionet e KPK, u tha se Hajdarmataj nuk ka kryer fshehje pasurie, as nuk është kapur në konflikt interesi, si edhe ka burime të ligjshme të pasurisë së tij. Pa probleme ka rezultuar edhe aftësia e tij profesionale, ndërkohë që teksa u ndal te pastërtia e figurës, KPK tha se ka hetuar 11 denoncimet që kanë mbërritur në KPK. Këto denoncime, ku akuzohej Hajdarmataj si me lidhje me persona të lidhur me krimin, janë quajtur të pabaza nga KPK. Vetë prokurori, tha se është sulmuar nga persona anonimë, dhe se në punën e tij, nuk ka zvarritur asnjë dosje. Vonesat kanë ardhur për shkak të ngarkesës, arsyetoi ai. Seanca e radhës për Hajdarmatajn, ku do të jepet edhe vendimi do të zhvillohet më 16 tetor, ora 10:00.

Besim Hajdarmataj ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Por më 2018 ai u shkarkua nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga  kryeprokurorja Arta Marku, dhe në vend të tij u vendos Donika Prela. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë  pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror.

(F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdaramataj para kpk-së besim hajdarmataj besim hajdaramataj para kpk-së besim hajdarmataj

Sondazh

Poll