Aktualitet

Viti i ri akademik/ Bie numri i regjistrimit të studentëve në Gjirokastër, 3 degë jashtë funksionit (VD)

14 Tetor 2019, 07:58 Nga DOSJA
Viti i ri akademik/ Bie numri i regjistrimit të studentëve në

GJIROKASTËR- Sot nisi viti i ri akademik në Shqipëri. Në univesitetin “Eqerem Çabej”, të Gjirokastrës janë regjistruar 500 studentë.

Prefekti Astrit Aliaj thotë se vetë që ky vit akademik ka shënuar një rënie të regjistrimeve të  studentëve.

Rektori Bektash Mema pohon se në total janë 500 studentë të regjistrruar, ku 250 prej tyre kanë zgjedhur programet 2-vjecare për shkak të mesatares.

Për këtë vit 3 degë janë jashtë funksionit.

Matematikë fizikë, teknologji informacioni dhe gjuhë e huaj, italiane.Nuk ka të regjistruar asnjë student.Shumë pak prurje në degët e mësuesisë për shkak të mesatares të vendosur nga ministria e Arsimit. Degët më të preferuara janë: ekonomiku dhe infermieria, kjo për shkak të tregut të punës jashtë Shqipërisë.

Nisi sot viti i ri akademik 2019-2020 në Shqipëri. 19 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore për të nisur rrugëtimin e ri në degën, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë. Por, nga ana tjetër, këtë vit, vihet re një ulje e numrit të studentëve në krahasim me vitet e tjera.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet universiteti i gjirokastres viti i ri akademik 2019-2020 universiteti i gjirokastres viti i ri akademik 2019-2020

Sondazh

Poll