Aktualitet

Me puro, me celular në qeli/ Shqiptari që ekzekutoi avokatin grek jep mesazhin nga burgu: Kam lindur vrasës, vrasës do vdes

14 Tetor 2019, 07:28 Nga DOSJA
Me puro, me celular në qeli/ Shqiptari që ekzekutoi avokatin grek jep

Greqi– Vrasësi shqiptar i avokatit grek Mihalis Zafeiropoulos,  Ibrahim Brahimaj ka reaguar pas dënimit të rëndë që ka marrë në Greqi me burgim të përjetshëm. “Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar  Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediet në shtetin fqinj.

Shqiptari ka pozuar nga shtrati i burgut duke pirë cigare dhe me celular në dorë, gjë e cila është e ndaluar për të burgosurit. Ai nuk shfaqet aspak i penduar për vrasjen që kreu.

Javën e kaluar Gjykata e Apelit në Athinë vendosi dënim të përjetshëm për Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë. Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm.

Avokati i njohur grek u vra dy vite më parë nga shqiptari Ibrahim Brahimi dhe kjo ngjarje tronditi të gjithë Greqinë. Në atë kohë shteti u ngrit i gjithi në këmbë dhe për pak kohë vuri në pranga të dyshuarit që sot janë shpallur fajtor për vrasjen. Mihalis Zafeiropoulos ishte një nga avokatët më të njohur në Greqi, i cili kishte përfaqësuar në gjykatë shumë eksponentë të fuqishëm të botës së krimit.

Burimi: Elenikos.gr 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim brahimaj mihalis zafeiropoulos vritet avokati grek ibrahim brahimaj mihalis zafeiropoulos vritet avokati grek

Sondazh

Poll