Sport

Xavi kërkon rritje page për partnerët e tij, Barcelona ia refuzon kërkesën…

Në kuadër të negociatave me Barcelonën për rinovimin e kontratës së tij, trajneri Xavi kërkoi nga drejtuesit e klubit rritjen e pagave të partnerëve të tij, por përgjigja ishte negative.

27 Qershor 2023, 17:00 Nga DOSJA

Xavi kërkon rritje page për partnerët e tij, Barcelona ia refuzon

SPANJE - Kontrata e Xavit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024, por ndërkohë raportohet se trajneri katalanas, së fundmi, ka nisur negociatat me klubin për të zgjatur partneritetin midis tyre.

Në vazhdën e bisedimeve për rinovimin e kontratës së tij, Xavi u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të rrisin pagat e stafit të tij teknik, siç raportohet nga Mundo Deportivo.

Megjithatë, përgjigja që mori nuk ishte ajo që priste. Konkretisht, klubi sqaroi se nuk i ka mundësitë financiare për të vazhduar me rritje e pagave të tyre, duke shtuar se trajneri katalanas mund ta bëjë këtë me pagën e tij të përmirësuar.

Xavi kërkon rritje page për partnerët e tij, Barcelona ia refuzon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll