Sport

Dani Alves kërkon falje, modelja Joana Sant ndryshon qëndrim: “Do të jem aty për të!”

Bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sant sqaron se çfarë donte të thoshte në deklaratat e saj të mëparshme. “Nuk thashë se doja të qëndroja larg tij”.

27 Qershor 2023, 16:34 Nga DOSJA
Dani Alves kërkon falje, modelja Joana Sant ndryshon qëndrim:

SPANJE - Intervista që Dani Alves ka dhënë nga burgu ka bërë bujë, teksa ai i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij. Ish-futbollisti pretendoi se gënjeu, sepse ishte shumë i dashuruar me Joanën. 

Tani, gruaja e tij modele duket se ka ndryshuar mendim dhe ka shpejtuar që të sqaronte se çfarë donte të thoshte saktësisht për Dani Alves, i cili është ende në burg i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze në një klub të Barcelonës më 30 dhjetor.

Joana Sant vazhdon ta mbështesë Dani Alves: "Nuk thashë se doja të qëndroja larg tij. Thjesht thashë se nuk më intereson çfarë thonë mediat. Dua të largohem prej tyre, jo prej tij",- ka theksuar modelja.

Ajo vazhdoi duke thënë: "Unë do të jem aty për të, marrëdhënia është një gjë, por ai është familja ime. Ne kemi kaluar tetë vjet së bashku, kështu që unë do të jem aty për të. Ju pëlqen apo jo. Mos flisni për jetët e njerëzve të tjerë”.

Në këtë mënyrë ajo ka bërë të qartë se nuk i intereson çfarë mendojnë mediat dhe se vazhdon të mbështesë Dani Alves, i cili vazhdon të mbahet në një burg në Barcelonë, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll